Featured

Perez: Superliga? 40 duele Nadal-Federer, vetëm 9 mes Realit e Liverpoolit! Kujtojani Al-Khelaifit kush jemi ne

Florentino Perez nuk ka hequr dorë nga Superliga Europiane e Futbollit, kompeticion rreth të cilit foli në prononcimin e fundit, duke bërë edhe një krahasim me atë që ka ndodhur në sportin e tenisit. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të luftojnë për kthimin në realitet të këtij projekti, teksa kreu i “Los Blancos” deklaroi:

Objektivi i Superligës është modernizimi i futbollit. Nga ana tjetër, UEFA, duke ‘rimodeluar’ formatin e Champions League, bëri krejt të kundërtën. Përse duhet t’i privojmë tifozët nga kaq shumë sfida magjepsëse?

Nadal dhe Federer janë përballur më shumë se 40 herë me njëri-tjetrin, Nadal dhe Djokovic edhe më shumë: 59 herë. Ju mendoni se njerëzit janë lodhur dhe mërzitur me këto duele?

Ndërkohë, Reali dhe Liverpooli janë ndeshur mes tyre vetëm nëntë herë në 67 vite”, deklaroi Perez, i cili nuk e kurseu edhe një batutë rreth Nasser Al-Khelaifit, presidentit të PSG-së, një ndër zërat më të fortë kundër krijimit të Superligës Europiane.

Presidenti i Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA) është shprehur se Reali insiston për krijimin e Superligës nga frika e konkurrencës. Le t’i kujtojmë këtij personi se çfarë është Reali: klubi më i titulluar në histori”, përfundoi presidenti i kampionëve të Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency