Bundesliga

Mane kërkon kohë: Nuk është e lehtë të ndryshosh klub!

Sadio Mane kërkon kohë. Sulmuesi i Bayern Munich, i cili ende nuk ka arritur të shfaqë të njëjtin nivel si te Liverpool, foli për përshtatjen e tij në Gjermani dhe në Bundesliga.

Senegalezi theksoi se nuk është e thjesht të ndryshosh klub, e aq më tepër kampionat.

“Të ndryshosh klubet nuk është e lehtë. Në Angli kam pasur gjashtë vite shumë pozitive, dy në Southampton dhe pjesën tjetër në Liverpool. Tani unë jam në një vend të ri dhe gjithçka është ndryshe, njerëzit, modelet e lojës, gjithçka … Unë ende duhet të përshtatem, e dija dhe kjo nuk më befasoi. Po ndodh pikërisht ajo që prisja. Bayern më priti shumë mirë dhe këtu ndihem shumë i lumtur”, -tha ai për UEFA-m.

Mane në këtë fillim sezoni deri më tani ka grumbulluar 6 gola në 12 paraqitje për bavarezët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency