Analizë Kuqezi/ Supergoli ndaj Milanit, shkëndijë për kthimin e Bajramit protagonist me Empolin
Në ndeshjen e Serisë A mes Empolit dhe Milanit, e fituar 1-3 “in extremis” nga skuadra kuqezi, Nedim Bajrami realizoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij. Për fat të keq, finalizimi nga goditja e lirë e mesfushorit shqiptar nuk u shpërblye me pikë për Empolit, gjithsesi, mbetet në memorie për mënyrën e realizimit.
Para se të realizonte golin, Bajrami humbi një mundësi të mirë përballë portierit dhe një penallti në lëvizje. Mesfushori kuqezi ende nuk po gjen vazhdimësi në radhët e Empolit, sigurisht edhe nga fakti që duhet të konkurrojë me kroatin Pjaca për vendin e titullarit.
Në këtë sezon, në total, ka qenë i saktë vetëm në 16% të goditje drejt portës, ka fituar 35% të dueleve dhe ka realizuar 46% të driblimeve të tentuara. Gjithsesi, është ende fillimi dhe futbollisti kuqezi do të ketë mundësinë për të përmirësuar statistikat dhe për t’u kthyer ai lojtar vendimtar i sezonit të kaluar.




