Featured

Skandali në Amerikë, abuzim seksual sistematik në Ligën e Futbollit të Femrave

Një hetim i pavarur, që zgjati mbi një vit, zbuloi një nga skandalet më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet e këtij hetimi tregojnë se ka prova të sjelljes së keqe seksuale dhe abuzimit emocional ndaj lojtarëve në Ligën Kombëtare të Futbollit të Femrave (divizioni më i lartë në SHBA).

Raporti, me rreth 173 faqe, detajon se është diçka sistematike, që përfshin shumë trajnerë, klube dhe lojtare. Hetimi filloi pasi një raport i “The Athletic” në vitin 2021 zbuloi një abuzim të gjerë të lojtareve, si seksual ashtu edhe emocional, në NWSL.

“Abuzimi në NWSL është i rrënjosur në një kulturë më të thellë në futbollin e femrave, duke filluar në ligat e të rejave, me abuzime në stërvitje,” – tha Sally Yates, drejtuese e hetimit.

Rastet specifike të hetimit

Disa nga rastet e abuzimit janë të detajuara në raport. Në një rast, një trajner thirri një lojtare për t’i treguar një video të një ndeshjeje, por në fund i tregoi një video porno. Një tjetër nga rastet e përmendura është ai i dy lojtareve të detyruara të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency