Gossip

FOTO/ Totti nuk e fsheh më të dashurën e re, fotografohen në restorantin ku propozoi Ilary-n për martesë

Francesco Totti i dha fund martesës me Ilary Blasin dhe tani palët po përgatiten për një betejë të vërtetë gjyqësore, ndërsa në mediat italiane kanë dalë fotot e para të legjendës së Romës me të dashurën e tij të re.

Ashtu siç ishte përfolur prej javësh, bëhet fjalë për Noemi Bocchin, e cila ishte dikur një mikeshë e Tottit, ndërsa të dy tashmë po shijojnë një romancë dhe pas divorcit të ish-kapitenit të Romës, palët kanë vendosur të mos fshihen më.

Të dy janë fotografuar në restorantin “Ishulli i Peshkatarit”, në Santa Severa, aty ku Francesco Totti festoi ditëlindjen e tij të 46, teksa përveç Noemit, ishin të ftuar edhe disa miq të ngushtë të ish-kapitenit të Romës.

Vlen të theksohet se ky restorant është i preferuari i Tottit, pasi në të njëjtin vend, i propozoi Ilary Blasit për martesë rreth viteve 2000.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency