Kombëtare

Pjesë e parë perfekte, Shqipëria U19 për femra triumfon me “tris”

Shqipëria U19 për femra i ka nisur me fitore eliminatoret e Euro U19. Vajzat kuqezi mposhtën 3-1 bashkëmoshataret letoneze në takimin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e Kreshnik Krepit zhvilloi një pjesë të pare perfektë, të cilën e mbylli në avantazh të trefishtë falë golave të realizuar nga Klaudia Borcit (9’) Bora Fuçia (20’) dhe Arlinda Kodra (24’).

Rexhina Maxhalaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë shtatë minuta përpara fundit të takimit dhe la ekipin tonë kombëtar me një lojtare më pak.

Letonezet përfituan dhe gjetën golin në minutën e dytë shtesë me anë të Evelina Uspalevica. Fitore e rëndësishme për Shqipërinë U19 për femra, që për momentin kryeson grupin 2 bashkë me Rumaninë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency