Bundesliga

Leverkusen gjen trajnerin e ri, ia beson stolin ish-mesfushorit të njohur spanjoll

Xabi Alonso është trajneri më i ri i Bayer Leverkusen. Ish-mesfushori i famshëm i disa prej klubeve më të mëdha evropiane bëhet gati për hapin e radhës në karrierën menaxheriale teksa ka marrë vendin e të shkarkuarit Gerardo Seoane.

Leverkusen i ka bërë një start katastrofik sezonit të ri futbollistik, ku në tetë javët e parë ka marrë vetëm pesë pikë dhe renditet në vendin e parafundit në Bundesligë.

Mesa duket humbja në Champions League përballë Portos ka rezultuar e tepërt për Seoanen, me drejtuesit e klubit që vendosën menjëherë për shkarkimin. Alonso ishte i lirë që prej muajit Maj kur ndërpreu bashkëpunimin me Real Sociedadin B për të kërkuar një aventurë të re.

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2024-ës dhe spanjolli pritet të prezantohet zyrtarisht nesër në orën 11:30, në ambientet e stadiumit “Bay Arena”.

Në 2021, Alonso ndihmoi skuadrën baske të ngjitet në Segunda Divizion pas 60 vitesh pritje. Një tjetër alternativë e konsideruar nga Leverkusen ishte edhe Thomas Tuchel, por gjermani e hodhi poshtë ofertën e “Aspirinave”.

Gerardo Seoane e udhëhoqi Leverkusen drejt vendit të 3-të në sezonin e fundit por nisja negative e edicionit të ri i kushtoi shtrenjtë teknikut zviceran.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency