Futboll

E bujshme/ Ibra reflekton për tërheqjen, vendimi merret në dhjetor

Zlatan Ibrahimovic reflekton mbi tërheqjen nga futbolli. Gjithçka është zbuluar par ndeshjes mes Chelsea-t dhe Milanit, teksa muaji dhjetor pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e suedezit 41-vjeçar.

Ky i fundit po rikuperohet nga një dëmtim dhe shpreson që të vihet në dispozicion të Stefano Pilit në janar, megjithatë gjërat nuk po shkojnë sipas planit dhe në dhjetor do të ketë një konsultë mjekësore.

Nëse mjekët nuk japin garanci për një rikthim të shpejtë, atëherë Ibra mund të detyrohet të ndalet dhe këtë ua ka zbuluar si drejtuesve të Milanit, ashtu edhe miqve të tij të ngushtë, pasi duket qartë që fiziku nuk po i përgjigjet më.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency