Bundesliga

“Strateg dhe inteligjent”, Xabi Alonso: Leverkuseni ka shumë kualitet, sfidë intriguese

Xabi Alonso është emëruar trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Ish-mesfushori i njohur spanjoll, ka firmosur deri në vitin 2024 me “Aspirinat”, të cilët renditen në vendin e parafundit në Bundesliga, me vetëm pesë pikë në tetë javë.

Gjithsesi, gjermanët kanë kohë për të rikuperuar dhe Xabi Alonso beson te kualiteti i ekipit. “E njoh Leverkusenin, pasi kam luajtur në Bundesliga (Bayern Munchen) dhe e di që bëhet fjalë për një klub të shkëlqyer.

Bayeri ka patur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, shoh shumë cilësi në kontingjentin aktual. Më tërheq shumë kjo sfidë, prandaj pranova menjëherë të bëhem trajneri i skuadrës”, deklaroi 40-vjeçari, i cili do të debutojë të shtunën përballë Schalke 04.

Xabi Alonso ka punuar më parë si trajner i ekipit të të rinjve të Realit të Madridit dhe teknik i parë i Real Sociedad B. I lumtur për emërimin e tij është edhe Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen.

Kemi firmosur me një trajner që ishte një profesionist i nivelit botëror si futbollist, një strateg inteligjent dhe i suksesshëm në 3 nga ligat kryesore të Europës”, deklaroi drejtuesi i klubit gjerman.

Gjatë karrierës si lojtar, Xabi Alonso luajti dhe fitoi trofe me Liverpoolin, Realin dhe Bayernin, teksa me kombëtaren e Spanjës “pushtoi” botën, duke fituar Botërorin (2010) dhe dy herë Europianin (2008, 2012).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency