Futboll

VIDEO/ Gol nga mesi i fushës, “perla” e ditës vjen nga MLS

Charlotte FC dhe Columbus Crew luajtën mundësitë e fundit për të siguruar një vend në play off-in e MLS-së (Major League Soccer). Me dy ndeshje të mbetura, të dyja skuadrat luftonin për vendin e shtatë në konferencën e tyre.

Në një ndeshje kaq të rëndësishme, futbollistët nuk mund të ndërmarrin veprime të nxituara, por ajo që bëri Lucas Zelarayán, një lojtar armen i lindur në Córdoba (Argjentinë), ishte përtej imagjinatës.

Mesfushori, i rrëzuar në mesfushë pas një ndërhyrjeje të gabuar të kundërshtarit, po kërkonte se kujt t’ia jepte topin, teksa vuri re se portieri i Charlotte FC, Kristijan Kahlina, ishte larguar nga porta më shumë se ç’duhet.

Pa e menduar shumë, vendosi të lëshojë një goditje të kalibruar, që befasoi portierin kroat dhe përfundoi në rrjetë. Një spektakolar, që pse jo mund të shpallet goli më i bukur i sezonit në MLS.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency