Futboll

Disfata ndaj Chelsea-t, Giroud: Më vjen shumë keq, e kompesojmë ndaj Juves

Pas humbjes 3-0 të Milanit kundër Chelsea-t në Champions League, Olivier Giroud publikoi një postim në “Instagram” në të cilin skuadra përshëndeti dhe falënderoi tifozët në “Stamford Bridge”, si dhe u kërkoi falje mbështetësve të “kuqezinjve” të Italisë.

Ndër të tjera në reagimin e tij, francezi u mundua të karikojë tifozerinë e “Djallit” për ndeshjen kundër Juventusit të shtunën.

“Na vjen shumë keq, por e mbajmë kokën lart me një dëshirë të madhe për ta kompensuar atë në ndeshjen kundër Juves… Faleminderit për mbështetjen tuaj”-shkruan sulmuesi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency