Formula 1

Kalkulimet që e shpallin kampion, Verstappen: Nuk më interesojnë, RedBull konkurruese edhe në shi!

Çmimi i Madh i Japonisë në pistën e Suzuka mund të rezultojë special për Max Verstappen. Nëse holandezi kalon i pari vijën e finishit dhe arrin të regjistrojë xhiron më të shpejtë, atëherë do të shpallej kampion i Botës për të dytën herë radhazi. Gjithsesi, 25-vjeçari shfaqet me “këmbë në tokë” dhe theksoi se nuk mendon për kalkulimet e titullit.

“Nuk më interesojnë llogaritë, unë thjesht bëj atë që di të bëj më mirë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë kemi një mundësi të mirë për të festuar titullin. Ferrari do të jetë shumë i fortë në prova, ndoshta në garë mund të shfaqemi më mirë, por ata do të jenë shumë afër nesh.

Pastaj varet edhe nga moti, gjithsesi unë nuk e kam fare si shqetësim këtë pjesë pasi RedBull është shfaqur konkurrues pavarësisht kohës”, u shpreh Verstappen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency