Itali

Tentativë për grabitje në shtëpinë e yllit të Juventus, policia ndërhyn në kohë

Hajdutët kanë një vëmendje speciale ndaj shtëpive të futbollistëve duke njohur mirë gjendjen e tyre ekonomike. Shpeshherë keqbërësit ia kanë dalë me sukses të rrëmbejnë sende personale me vlerë prej mijëra eurosh të yjeve të futbollit.

Mirëpo, së fundmi një tentativë grabitje ka dështuar. Në shënjestër ishte shtëpia e Angel Di Marias në Torino, mirëpo alarmi i vilës sinjalizoi policinë e cila ndërhyri në kohë duke bërë që grabitësit të dilnin duarbosh.

Autoritet ia dolën të arrestonin një nga pjesëtarët e bandës ndërsa tashmë synimi është që nëpërmjet personit të ndaluar, të gjehen dhe identifikohen të gjithë anëtarët e grupit që ishin pjesë e planit për t’i bërë dëm Di Marias.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency