Serie A

“Nuk duroj dot më”, Ribery vendos të tërhiqet, zbulohet e ardhmja

Franck Ribery ka vendosur ta mbyllë me futbollin. Dëmtimet e shumta e kanë lodhur francezin e mrekullueshëm, i cili në muajin prill feston 40-vjetorin e lindjes. Këtë sezon është aktivizuar pak te Salernitana si pasojë e lëndimeve.

Il Mattino shkruan se lojtari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, ndërkohë që pritet të marrë një post drejtuesi te klubi italian, që është gati t’i dhurojë një kontratë deri në vitin 2024.

Ribery ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Marseille, Galatasaray dhe Metz. Prej shtatorit të kaluar është pjesë e Salernitanës. Vitet më të bukura të karrierës i kaloi në Bavari.

Fanellën e Bayernit e mbajti veshur 12 sezone, gjatë së cilave fitoi plot 23 trofe. Me kombëtaren e Francës numëron 81 ndeshje dhe 16 gola, duke u shpallur nënkampion bote në vitin 2006.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency