La Liga

Mori karton të kuq në stol, Gattuso për pak “e hëngri në vesh” (video)

Gennaro Gattuso shquhet për karizmën tij. Energjik dhe plot grintë, si në kohën kur ishte protagonist në fushë, edhe tani në rolin e trajnerit. Kur po luheshin minutat shtesë të ndeshjes Osasuna – Valencia 1-2, trajneri italian për pak “e hëngri në vesh” futbollistin Mouctar Diakhaby, nga më të spikaturit e skuadrës së tij.

Diakhaby kishte rreth pesë minuta që ishte zëvendësuar dhe për një fjalë më tepër që i tha gjyqtarit, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht me të karton të kuq, që e bën të humbasë ndeshjen e radhës ndaj Elches.

Gattuso iu hakërrye lojtarit në stol dhe e shfryu tërë inatin duke goditur me shkelm termusin e pijeve. 25-vjeçari duket i frikësuar nga reagimi i italianit aq sa struket sikur po i shmanget ndonjë goditjeje.

“Mendoj se ai duhet të respektojë vendimin e arbitrit, duhet shmangur ndëshkimi me karton në stol,” deklaroi Gattuso shumë më i qetë në konferencën për shtypin pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency