Kampioni francez pranë tërheqjes nga futbolli i luajtur, por me rol të ri në klubin e Serisë A
Ka kontratë deri më 30 qershor 2023, por Franck Ribery duket i vendosur për t’u tërhequr nga futbolli më herët. Siç raporton “Sky Sport”, kampioni francez, në fakt, është afër prishjes së kontratës me Salernitanën, ku mbërriti në verën e vitit 2021 në fund të përvojës dyvjeçare me fanellën e Fiorentinës.
Ribery ka fituar pothuajse gjithçka në nivel klubesh, duke përfshirë Championsi e sezonit 2012/2013 kur luante me Bayernin e Mynihut. Sipas raportimeve të fundit, Ribery do të mbetet në klubin nga Campania me një tjetër rol të paspecifikuar. Pra, nuk do të ishte një lamtumirë përfundimtare për botën e futbollit.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Salernitanës, Davide Nicola, në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Veronës:
“Është një kënaqësi që e kam takuar. Kam qenë i pari që e kam pyetur Franckun nëse e imagjinonte veten në një rol tjetër. Fola për këtë drejtpërdrejt me të, ai do të na përfaqësonte shumë mirë me karizmën dhe personalitetin e tij. Mund t’i jepnim njëri-tjetrit diçka, ai është një njeri aq i lakmuar sa mund të përmbushë në mënyrë ideale çdo rol brenda një klubi. Ai është një imazh pozitiv që do t’i duhej çdo klubi”.
Një epilog i nxitur nga problemet fizike, që e penguan të dilte në fushë në shtatë javët e fundit të kampionatit. Për Ribery, në Serinë A, vetëm 36 minuta në ndeshjen debutuese të humbur ndaj kundër Romës, më 14 gusht.



