Featured

VIDEO/ Kryevepër e sulmuesit të Kosovës, dhuron spektakël me roveshatë në Kroaci

Ermir Sahiti ka realizuar një eurogol në Kroaci. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili pas aventurës te Shqipëria U21 debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në qershorin që lamë pas, ka zhbllokoi takimin Hajduk-Varazdin me një veprim të jashtëzakonshëm.

Sahiti shfrytëzoi një krosim të Livaja në minutën e 33-të dhe tundi rrjetën kundërshtare me një roveshatë të mrekullueshme. Hajduku në avantazh dhe momentalisht në vend të dytë në kampionatin kroat.

Ndërkohë, ky ishte goli i parë sezonal në kampionat për Sahitin, i cili dërgoi ultrasit e Hajdukut në festë me golin unik që realizoi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency