Klopp e ka vendosur, zbulohet emri i parë që do afrojë për sezonin e ardhshëm
Jurgen Klopp është duke menduar që tani për sezonin e ardhshëm dhe gjermani duket se i ka të qartë emrat e rinj që dëshiron të ketë në ekipin e tij.
Mediet britanike raportojnë se lojtari që tekniku ka në krye të listës së dëshirave është mesfushori i West Ham, Declan Rice.
23-vjeçari ka kontratë deri verën në 2024-ës plus mundësinë e rinovimit me një vit me “Hammers”, por kreu i stolit të “The Reds” nuk pranon të ndalet dhe do me çdo kusht që ta ketë nën urdhrat e tij anglezin.
Vlera e kartonit të Rice në treg është 80 milionë euro dhe me formën e mirë që po shfaq mesfushori, Liverpool do i duhet të shpenzonte një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham.




