VIDEO/ Arsenal bind ndaj Liverpool dhe rimerr kreun e Premier League
5 gola dhe emocion pafund dhuruan Arsenal dhe Liverpool në takimin e raundit të 10-të të Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj djemve të Jurgen Klopp në “Emirates Stadium”, duke rimarr kreun e renditjes dhe njëkohësisht duke zhytur më keq “The Reds”.
Arsenal zhbllokoi sfidën që në minutën e parë, me Martinellin që pas një asisti nga Odegaard e dërgoi topin në rrjetës. Pas këtij episodi skuadra e Liverpool u bë shumë kërkuese dhe ia doli që të gjente golin e barazimit në minutën e 34’, me Nunez që shënoi pasi u asistua nga Diaz.
Megjithatë fraksioni hapës do të fliste për “The Gunners”, të cilët mund të rimerrnin avantazhin, pasi Saka do të realizonte golin e dytë për ekipin e Artetës në minutën e 45+5’.
Ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Klopp ia doli të rigjente barazimin në minutën e 53, kur Firmino mundi të gjente rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Diogo Jota.
Gëzimi nuk zgjati shumë te miqtë, kjo për faktin se pas një ndërhyrje të gabuar të Thiagos ndaj Jesus, Arsenal fitoi penallti.
Ishte Saka ai i cili mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76’, duke vulosur rezultatin e këtij takimi.
Pas këtij takimi Arsenal kryeson me 24 pikë, teksa Liverpool renditet në vend të 10-të me 10 pikë.
Arsenal-Liverpool (3-2) (Martinelli 1′ Saka 45+5 Saka 76′ pen. / Nunez 34′ Firmino 53′)
Premier League Java 10
76′-Gooool! Saka merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i dhuron golin e tretë Arsenalit.
73’-Ndërhyrja e gabuar e Thiagos ndaj Gabriel Jesus, Arsenal fiton penallti.
58’-Përplasja me Tsimikas, Gabriel Jesus bie në tokë. Ndërhyjnë menjëherë mjekët, më pas sulmuesi i Arsenal rikthehet në lojë.
53′-Goool! Barazon Liverpool. Pas një asisti nga Jota, Firmino realizon me mjaft finesë.
45+5′-Goool! Arsenal rimerr avantazhin, pas një kundërsulmi Martinelli asiston Saka, me këtë të fundit që e dërgon topin në rrjetë.
34′-Goool! Barazon Liverpool, Nunez e dërgon topin në rrjetë pas një asisti nga Diaz.
32’-Salah kërkon të gjejë golin e barazimit, por nuk ia del ta dërgojë topin në portë.
1′-Goool! Martinelli i dhuron avantazhin Arsenalit me goditjen e parë në portë.
Nis sfida Arsenal-Liverpool, e vlefshme për raundin e 10-të të Premier League.
Formacionet zyrtare:




