Euro 2024

“Rivalë të përballueshëm”, Mancini: E ndjeja se do na binte Anglia

Anglia nuk i ndahet sërish Italisë, ndërkohë që ekipi i Roberto Mancinit do ketë shansin të hakmerret ndaj Maqedonisë së Veriut, që la kombëtaren e kaltër jashtë Botërorit të Katarit.

Shorti i eliminatoreve të Europianit Gjermani 2024, vendosi kampionët në fuqi në grupin C bashkë me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Italia do të ndeshet sërish ndaj “Tre Luanëve” pas sukseseve në finalen e Euro 2020 dhe Nations League. Mancini theksoi se e kishte një parandjenjë që do “peshkohej” Anglia.

Isha i sigurt se do të kishim në grup njërën mes Anglisë dhe Francës, por më mirë kështu. Është një grup me kundërshtarë të përballueshëm, por ndeshjet nuk do të jenë të thjeshta për t’u fituar.

Dueli më i bukur do të jetë ai ndaj Anglisë. Njihemi mirë me Southgate. Maqedonia e Veriut? Është një nga ato ndeshje që ndodhin herë pas here. Siç e kemi parë në Palermo duhet të luhen të gjitha ndeshjet, edhe ato më të thjeshtat”.

Më pas një koment për Ukrainën. “Ndaj tyre do të jetë një ndeshje e veçantë, do të kemi pak emocione. Mos të harrojmë që Ukraina ka një ekip kombëtar të mirë”, deklaroi Roberto Mancini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency