Euro 2024

Zbardhet rrugëtimi i Kosovës në eliminatoret e Euro 2024, Dardanët e nisin në transfertë

Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Euro 2024, Kosova u bë pjesë e Grupit I aty ku gjen si kundërshtarë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Duhet thënë se goglat u treguan dashamirëse me të besuarit e trajnerit Alain Giresse që duke veçuar Zvicrën, me kombëtaret e tjera mund të luajnë si të barabartë apo edhe si favoritë.

Së fundmi, është mësuar edhe rrugëtimi i Dardanëve në këto kualifikuese teksa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Izraelit më datë 25 mars të vitit 2023 në orën 20:45. Një start i mirë do t’i jepte siguris Kosovës për vazhdimësinë që më pas pret në shtëpi Andorrën.

Përballja e shumëpritur me Zvicrën do të luhet në Fadil Vokrri më datë nëntë shtator, ndërsa ndeshja përmbyllëse për Dardanët do të luhet në shtëpi ndaj Bjellorusisë më datë 21 nëntor të vitit të ardhshëm.

Ndeshjet e Kosovës:

25 mars 2023 ora 20:45- Izrael-Kosovë

28 mars 2023, ora 20:45-Kosovë-Andora

16 qershor 2023, ora 20:45- Kosovë-Rumani

19 qershor 2023, ora 20:45- Bjellorusi-Kosovë

9 shtator 2023, ora 20:45- Kosovë-Zvicër

12 shtator 2023, ora 20:45- Rumani-Kosovë

12 tetor 2023, ora 20:45- Andora-Kosovë

15 tetor 2023, ora 20:45- Kosovë-Izrael

18 nëntor 2023, ora 20:45 Zvicër-Kosovë

21 nëntor 2023, ora 20:45 Kosovë-Bjellorusi

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency