La Liga

Xavi dhe Iniesta sërish bashkë? Mesfushori bën tifozët të ëndërrojnë: Barcelona është shtëpia ime!

Andres Iniesta dhe Xavi Hernandes ishte një nga dyshet që krijuan epokë në mesfushën e Barcelonës dhe së bashku me Messin udhëhoqën katalanët drejt madhështisë. Prej disa vitesh kjo dyshe është ndarë, me Xavin që i është dedikuar trajningut ndërsa Iniesta vijon të ushtrojë profesionin e futbollistit në Japoni tek Vissel Kobe edhe pse në moshën 38-vjeçare.

Gjihsesi, duket se tifozët e Barcelonës mund të ëndërrojnë sërish për një ribashkim të dyshes tek blaugranat duke qenë se vetë Iniesta e pranon se mendon për rikthimin në Spanjë. Mesfushori, ende nuk e ka të qartë se në cilin rol mund të rikthehet, ndoshta si drejtues, megjithatë është i bindur se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Unë do të qëndroj në Japoni edhe për një tjetër vit, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të më pëlqente shumë të rikthehesha te Barcelona, edhe pse nuk e di cili mund të ishte roli im. Ai i trajnerit, drejtorit sportiv apo në bordin e klubit. Gjithsesi, ende jam i fokusuar te fusha dhe te stërvitja sepse e mendoj veten ende si futbollist”, u shpreh Iniesta në një intervistë për Gazzeta Dello Sport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency