Itali

Buffon përshëndet zgjedhjen e Dybala-s: Pranoi sfidën më të bukur, shpresoj ta shoh në Botëror!

Gianluigi Buffon, mbetet aktiv në botën e futbollit edhe pse në moshën 44-vjeçare. Gjithsesi, këtë sezon gardiani legjendar nuk është duke u aktivizuar me vazhdimësi tek Parma në Serie B (vetëm në tre ndeshje, në total 270 minuta) dhe mesa duket ka më shumë kohë për të komentuar mbi ngjarjet e fundit në botën e futbollit.

Së fundmi, Bufffon përshëndet zgjedhjen e Paulo Dybalës për t’u transferuar te Roma ndërsa pas dëmtimit të argjentinasit në ndeshjen e mbrëmjes së dielë ndaj Lecces, portieri uron që ta shohë sulmuesin me Argjentinën në Botëror.

“Dybalës Ii dërgoj një përqafim shumë të madh dhe e komplimentoj për atë se çfarë ka treguar në këtë sezon. Isha i sigurt se atij i duhej një sfidë e re dhe besoj se me Romën, ka zgjedhur sfidën më të bukur. Jam i bindur se në kryeqytet ndihet i lumtur, e mësova për dëmtimin e fundit dhe me të vërtetë që shpresoj të jetë gati për Kupën e Botës”, tha Buffon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency