Vllaznia e femrave në grupet e Championsit, Duka: Ëndërr e bërë realitet pas 14 vitesh!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar këtë të enjte një takim me skuadrën e femrave të Vllaznisë, pas kualifikimit në fazën e grupeve të Champions League, një arritje historike kjo që për herë të parë arrihet nga një skuadër shqiptare, qoftë ajo e femrave apo e meshkujve.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së thekson se kjo është një ëndërr e bërë realitet.
“Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet për përballjet me klubet më të mëdha të Europës.
Vllaznia në grupet e Women’s Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.
Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.
Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë.”-shkruan Duka.




