Fun

“La Casa De Quiz”, zbulohet çerekfinalisti i radhës

Dorian Ruci është i kualifikuari i radhës për në çerekfinalet e La Casa De Quiz. Në përballjen e zhvilluar këtë të premte, Doriani arriti që të mundë me rezultatin 20-13 Blerand Demkon, i cili ishte kualifikuar nga raundi i parë. Në një përballje interesante, të dy konkurrentët patën shumë pak diferenca mes tyre, teksa gjithçka u vendos nga loja e fundit, “Enigma”, aty ku Doriani arriti që të gjente foton  që ndodhej në zarfin e  tij, duke përmbysur rezultatin.

Doriani në fazën çerekfinale do të luajë me Elton Çelën, një sfidë mes dy konkurrentësh që vijnë nga Berati. Javën e ardhshme do të zhvillohet sfida e fundit e fazës 1/8, ku Geraldo Merkaj që nis aventurën në këtë raund do të takohet me Iseldi Bala, i cili vjen nga një raund më parë, ndërsa është dhe konkurrenti më i vogël që ka mbetur në garë, vetë, 16 vjeç.

Faza çerekfinale:

A: Dorian Terziu – Geraldo Merkaj/Iseldi Bala

B: Elton Çela – Dorian Ruci

C: Altin Gjata – Blerim Zenunu (Blleki)

D: Afrim Tufa – Erdo Dule

Faza gjysmëfinale:

A – D

B – C

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency