Schalke në krizë totale, Hoffenheimi i shkakton humbjen e katërt radhazi
Shchalke 04 pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat, me rezultatin 0-3 ndaj Hoffenheimit. Në takimin e parë të javës së 10-të të Bundesligës, skuadra e Kramer ishte e pafuqishme për të ndalur vrullin e miqve, të cilët patën dhe fatin me vete. Ndeshja nisi mirë për Hofefnheimin, që në të 11-tën fitoi një 11-metërsh pas një faulli brenda zone, i sinjalizuar nga sistemi VAR.
Danezi Skov u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Vendasit provuan që të reagonin, megjithatë fati u mungoi në të 30-tën, kur francezi Mollet gjeti shtyllën. Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Dabbur shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i dhënë qetësinë ekipit të tij pa u mbyllur fraksioni i parë.
Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ulët, me Schalke që u ndëshkua për të tretën herë. Sërish VAR-i sinjalizoi një penallti, që u kthye në gol po nga 26-vjeçari Skoc, i cili shënoi golin e dytë në këtë takim. Vendasit ishin në një ditë “jo”, pasi edhe në të 60-tën nuk ia dolën që të shënonin sërish për mungesë të fatit, pasi Bulter pa topin të ndalej në shtyllë.
Hoffenheimi kishte përsëri mundësi për të shënuar, por për meritë të portierit vendas rezultati nuk ndryshoi.
Schalke mbetet në zonën e rrezikut me vetëm 6 pikë pas 10 javësh, ndërsa në anën tjetër Hoffenheimi vijon me rezultatet pozitive, duke e parë veten në vendet e para të renditjes. Të martën këto dy ekipe do të ndeshen sërish, por në Kupën e Gjermanisë, sfidë që do të keni mundësinë për ta ndjekur gjithashtu në ekranin e SuperSportit.



