“Poker” në transfertë/ Shkëndija “presion” Strugës, ia del me 9 lojtarë
Shkëndija e Tetovës reagoi pas barazimit shtëpiak ndaj Bregalnica. Kuqezinjtë fituan 2-4 në fushën e Rabotnickit, sfidë të cilën e mbyllën me nëntë lojtarë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Maksimov kaloi vendasit në avantazh, por Shkëndija reagoi falë golit të Adenis Shalës.
Vlatko Stojanovski kaloi skuadrën shqiptare në avantazh në minutat e para të fraksionit të dytë të sfidës, por Janakievski riktheu baraspeshën. Ferhan Hasani u ndëshkua me karton të kuq, por Bashkim Velija dërgoi topin në rrjetë pesë minuta më vonë.

Shkëndija sërish në avantazh, teksa 13 minuta përpara fundit erdhi kartonin i dytë i kuq për skuadrën tetovare, që mbeti me dy lojtarë më pak pas ndëshkimit të Mevlan Muratit. Gjithsesi, Shkëndija realizoi golin e qetësisë me Vlatko Stojanovski – i dyti në këtë ndeshje për 25-vjeçarin – dhe u rikthye në shtëpi me pikët maksimale.
Kjo fitore ka ngjitur kuqezinjtë në kuotën e 19 pikëve, gjashtë më pak se Struga kryesuese që të dielën përballet në transfertë ndaj Shkupit, kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut.




