La Liga

VIDEO/ Gattuso dhuron spektakël anash fushës, “habit” edhe regjinë e La Ligës

Në karrierën e tij sportive, Genaro Gattuso ka fituar shumë, por padyshim nuk është një lojtar i shquar për teknikë të lartë. Përkundrazi, vetëm grinta dhe ashpërsia në lojë, ishin elementët dallues të mesfushorit që ka bërë një karrierë të ndritur me Milanin e me përfaqësuesen italiane.

Megjithatë atë që nuk e ka bërë në fushë si futbollist, italiani e ka bërë anash saj si trajner, pasi gjatë ndeshjes Valencia-Elche ka nxjerrë në pah aftësitë e tij teknike, duke stopuar në mënyrë perfekte një top dhe më pas duke e xhongluar 2-3 herë, para se ta merrte në dorë për të mos ia dhënë kundërshtarit.

Natyrisht që ky është një gjest i rrallë teknik për Gattusson dhe nuk mund t’i shpëtonte as regjisë së La Ligës, që përfitoi nga një ndërprerje, për ta risjellë momentin me anë të përsëritjes me xhiro të ngadalësuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency