Futboll

VIDEO/ Barazim spektakolar, “ish”-i i Partizanit detyron portierin të shkaktojë autogol

Kisvarda mori një barazim spektakolar në transfertën ndaj Kecskemeti TE në javën e 11-të në OTP Bank Liga në Hungari. Jasir Asani ishte protagonist për ekipin mik në golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17’.

Ish-lojtari i Partizanit në Superiore, ekzekutoi një goditje dënimi të prirët, e cila u dërgua në rrjetë gabimisht nga portieri vendas. Trajneri i Kisvarda zëvendësoi 27-vjeçarin nga Shkupi në minutën e 71’.

GOLAT E NDESHJES

Ndërkohë, goli i dytë për ekipin udhëtues u realizua nga Driton Camaj, lojtari me origjinë shqiptare që luan me kombëtaren e Malit të Zi.

Kisvarda renditet në vendin e katërt në kampionatin e Hungarisë më 18 pikë, tri më pak se Ferencvarosi kryesues, por këtë të fundit kanë luajtur tre ndeshje më pak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency