Ligue 1

Pason Mbappe, shënon Neymar, PSG fiton klasiken e futbollit francez (video)

Zhbllokohet në minutën e parë shtesë të fraksionit hapës klasikja e futbollit francez, PSG-Marsejë. Një top i rikuperuar nga Verrati në gjysmëfushën e Marsejës, kthehet një mundësi të artë për parizienët. Mbappe, nga krahu i majtë, pason në qendër për Neymarin, që që devijon me saktësi atje ku nuk mund të arrijë Lopez, 1-0.

Pjesa e dytë nisi e luftuar, por në minutën e 72-të Gigot u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë miqtë në inferioritet numerik. Ky episod e kushtëzoi lojën e Marsejës, që e pari të pamundur të kthente ekuilibrat në rezultat, ndërsa PSG nuk e shfrytëzoi epërsinë për të marrë një fitore më të thellë. PSG pas këtij suksesi kryeson me 29 pikë, tri më pak se Lorenti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency