Spanjë

I mbaron kontrata në verë, Reali nis punën për rinovimin me Benzemanë

Karim Benzema është shumë pranë rinovimit të kontratës me Real Madrid. Sipas raportimeve të medieve spanjolle francezi do të zgjasë qëndrimin e tij në Madrid.

Rinovimi mes palëve do të bëhet të paktën për një sezon tjetër, pra me shumë mundësi Benzema do të jetë pjesë e skuadrës së Ancelottit deri në verën e 2024-ës.

Kontrata e sulmuesit me Realin zgjat deri në verën e 2023 ndaj palët kanë vazhduar punën për të caktuar termat e reja.

Ndonëse në moshën 34-vjeçare, Benzema është në super formë ndaj rinovimi për më shumë se një sezon nuk do të ishte habi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency