Angli

Potter elozhe për talentin e Chelseat: E adhuron futbollin dhe klubin, çfarë t’i kërkoj më shumë?

Pas triumfit ndaj Aston Villa-s, Chelsea kërkon trepikëshin e radhës për t’u ngjitur edhe më shumë në klasifikim teksa luan të mërkurën ndaj Brentford në transfertë. Në fitoren e fundit ai që shkëlqeu më së shumti ishte Mason Mount me një dygolësh, teksa trajneri Graham Potter nuk ngurron t’i bëjë të tjera elozhe talentit britanik.

“Është një kënaqësi të punoj me të, është një person fantastik. Ai e adhuron futbollin, por edhe klubin. Ndjej që për Mount ka disa opinione të ndryshme dhe të them të drejtën më duket pak e çuditshme pse duhet diskutuar një lojtar si ai.

Unë mendoj se ai ka një lojtar që ka gjithçka për t’u shndërruar në një futbollist të kompletuar. Në fushë ka një sjellje të shkëlqyer, kupton më së miri hapësirat, dhuron asiste si dhe shënon gola. Nuk kam çfarë t’i kërkoj më shumë”, u shpreh Potter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency