Lajme blitz nga La Liga
Te Milani ai ka ditët të numëruara, por me merkaton që po shkon drejt mbylljes, Carlos Bacca duhet të zgjedhë destiancionin e tij të ri. Sulmuesi kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të kuqezinjëve Vincenzo Montella dhe për këtë arsye Bacca është gati të rikthehet në Spanjë. Edhe pse mendohej se sulmuesi i Los Cafeteros do të rikthehej te Sevilla, së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e Baccës ka dalë Villareeali, më Nëndetsën e Verdhë që sheh te kolumbiani zëvendësuesin ideal të Roberto Soldados i cili u transferua në Turqi te Fenerbahce. Edhe vetë 30-vjecari e shikon me sy të mirë një kalim në El Madrigal.
Tre skuadra për të ardhmen e Munir El Haddadit. Sulmuesi i talentuar do të largohet sërish nga Barcelona në formë huazimi pas eksperiencës 1-vjecare te Valencia. Për Munir interesohen tre skuadra të La Ligas Deportivo Alaves, Real Betis dhe Getafe, madje këto tre klube janë të gatshme të blejnë edhe kartonin e futbollistit nga katalanasit.
Sergi Busquets del hapur, duke u bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se skuadra ka nevojë për përforcime. Mesfushori i skuadrës katalanase në një intervistë pas humbjes 1-3 ndaj Realit të Madridit në Superkupën e Spanjës, theksoi se Barcelona duhet të firmosë me cdo kusht me lojtarë të tjerë të rëndësishëm në këtë merkato pasi katalanasit kanë nevojë për të rinovuar skuadrën aktuale, me të tjerë emra.
Cristiano Ronaldo konfirmon se nuk është një numër 9. Në sezonin e kaluar trajneri Zinedine Zidane e aktivizoi shpesheherë edhe si qëndërsulmues yllin portugez, por vetë Ronaldo nënvizon se nuk do të luajë më si qëndërsulmues. “Më pëlqen të kem lirshmëri në fushë dhe ti bëj gjërat ashtu sic dua unë” – deklaroi CR7-ta në një prononcim për mediat.



