Futboll

Lajme blitz nga La Liga

Real Madrid braktis pistën Mbappe dhe mendon për të forcuar portën. Objektivi kryesor i klubit Merengues tashmë është portieri De Gea. Keylor Navas mbetet numri 1, por në rast se Manchester United pranon ofertën prej 50 milionë Eurosh, atëherë De Gea do të zhvendosej në Madrid për të veshur fanellën me numrin 1.

Adnan Januzaj nuk do të etë mundësi të debutojë në ndeshjen e parë të sezonit me Real Sociedad. Sulmuesi me origjinë shqiptare vuan nga një problem muskular dhe në këtë mënyrë, nuk do të jetë i gatshëm për transfertën delikate të Vigos.

Sulmuesi 24 vjeçar, “Larry” Kayode i jep lamtumirën Austrise për ta vazhduar karrierën në Spanjë me fanellën e Gironas. Ish sulmuesi i Manchester City ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin iberik.

Edhe pse ndoshta nuk është ambjentuar ende me klimen mesdhetare, braziliani Paulinho mund të debutojë që në ndeshjen e parë të Barcelonës ndaj Real Betis. Mesfushori i transferuar në Katalonjë pak ditë më parë ka shanse të mëdha për të luajtur titullar në sfidën hapëse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency