Futboll

Osmani premton: Premion e ndaj me tifozët

Tefik Osmani po shijon momentin e artë me Skënderbeun. Mbrojtësi korcar ka qenë një prej lojtarëve kryesorë për bardhekuqtë kohët e fundit, gjithmonë vendimtar  me ndërhyrjet e tij por mbi të gjitha një futbollist i grupit. Përpara ndeshjes së kthimit me Dinamon e Zagrebit premtimi i tij se premion do ta ndajë me tifozët ka qenë një prej lajmeve më interesant nga kampi i korcarëve. Një vendim që vetë mbrojtësi do ta cojë deri në fund në rast kualifikimi, sic pranoi në intervistën e dhënë në Supersport për emisionin Zona Gol.

Në sfidën e kthimit Skënderbeu niset nga barazimi 1-1 i Maksimit. Osmani beson se përvoja e fituar dhe tifozët do të jenë arma plus e korcarëve.

Batutat nuk mungojnë asnjëherë nga mbrojtësi, i cili dhe te transferimi i një lojtari të rëndësishëm si Liridon Latifi kërkon të shohë anën pozitive.

Në fund dhe e ardhmja që duket se lidhet ngushtë dhe me ecurinë europiane të Skënderbeut.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency