Futboll

Ndreu: Merkato e hapur për Kamzën

Kamza është një ndër tre ekipet shqiptare që pa përzgjedhur Ohrin për zhvillimin e fazës përgatitore dhe kjo tregon seriozitetinme të cilin po punojnë drejtuesit në prag të sezonit të ri futbollistik. Trajneri Ramadan Ndreu shprehet i kënaqur me përforcimet e deritanishme, por thekson se merkatoja për skuadrën që ai drejton është ende e hapur.

Ndreu e pranon se Sebino Plaku mund të jetë goditja e radhës, por jo e vetmja, deri në mbylljen e merkatos.

Përtej entuziazmit në kampin e Kamzës për ndërtimin e një ekipi pretendent, Ndreu thekson se do të ishte shumë i kënaqur nëse e mbyll kampionatin mes gjashtë ekipeve më të mira.

Pasi vlerësoi punën e Bashkisë në krijimimin e kushteve optimale në stadiumin e Kamzës, trajneri krutan u ndal edhe te kalendari, që në dy javët e para i ka rezervuar ekipit të ardhur nga kategoria e parë dy kundërshtarë shumë të fortë, Kukësin dhe Skënderbeun.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency