Futboll

FSHF prezanton revistën zyrtare

Federata Shqiptare e Futbollit rrit peshën mediatike me rikthimin e revistës zyrtare të institucionit dhe publikimin e buletinit të Statistikave të Edicionit 2016-2017 të futbollit shqiptar. Në ambjentet e këtij institucioni u prezantuan dy botimet e reja por theksi u vu në buetinin e përvitshëm të të dhënave të detajuara të futbollit shqiptar. Ky publikim synon të njohë klubet dhe aktorët e futbollit me shifrat në formatin statistikor për të gjitha aktivitetet futbollistike që federata organizon gjatë sezonit. Të gjitha kategoritë e futbollit të luajtur dhe deri tek futsall vijnë të përmbledhura në statistikat që plotësojnë kuadrin e një sezoni të gjatë.

Një përmbledhje që ndihmon gjithashtu aktorët e futbollit në vend për të nisur punën e një sezoni të ri duke korrigjuar gabimet e së shkuarës.

Një vend të rëndësishëm në prezantim zuri edhe revista “Albania Futboll” që pasqyron punën e bërë por edhe ecurinë e futbillit shqiptar. Analiza, editoriale dhe shkrime të thelluara analitike e të rejat më të fundit nga futbolli shqiptar gjejnë një hapësirë të madhe në këtë revistë që rikthehet pas disa viteve mungesë me numrin e 27.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency