Monaco hedh sytë nga Belotti
Largimi i mundshëm i Kylian Mbappe ka bërë që Monaco të rikthehet në merkato në kërkim të një sulmuesi. Alternativat për klubin nga principata për të zëvendësuar 18-vjeçarin janë tre, Diego Costa, Kasper Dolberg, dhe Andrea Belotti. Drejtuesit e Monaco vazhdojnë bisedimet me Torinon përsa i takon shumës që presidenti i granatave Cairo kërkon, pasi nuk duan të paguajnë klauzolën prej 100 milionë Eurosh. Klubi nga “Stade Louis II” për të arritur te italiani është gati të derdhë në arkat e Torinos shumën e 80 milionë Eurove plus bonuse.



