Futboll

Di Maria dëshiron me cdo kusht Barcelonën

Arrin ose jo ta blejë Coutinhon nga Liverpuli, Barcelona vazhdon të insistojë për Angel Di Marian. Presidenti i PSG ka kthyer mbrapsht të gjtiha ofertat e “blaugranave” për argjentinasin, madje refuzimi i është bërë persoalisht presidentit të spanjollëve Josep Maria Bartomeu, megjithatë menaxheri i futbollistit Jorge Mendez por kërkon rrugë alternative për të bindur klubin parizien.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Spanja, vetë Di Maria i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerit Unai Emery, që të largohet te ekipi i Ernesto Valverdes.

PSG mesohet se ka refuzuar dy oferta të Barcës për Di Marian. E para ishte 25 milionë euro, shumë që u rrit më pas në 30 milionë.

Menaxheri i gjithëpushtetshëm portuges, Mendes, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me sekretarin tenik të Parisit, Antero Henrique, do të tentojë gjithcka që ky transferimit të kryhet në momentin e fundit.

Aktualisht Di Maria, ndodhet në Argjentinën i përqendruar në përgatitijet e kombëtares bardhekaltër për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 me Uruguajin dhe Venezuelën. Marrëdhëniet e tij shumë të mira me Lionel Messin po e shtyjnë të këmbëngulë që transferohet te Barcelona, edhe pse më parë ka luajtur me Realin e Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency