Futboll

Flamurtari, Duro me “këmbë në tokë”

Flamurtari është rikthyer në Shqipëri për të vijuar në vend përgatitjet pas minifazave përgatitore në Mavrovë dhe më pas në Greqi. Një fazë e gjatë që në fakt i ka shkuar për shtat planeve të trajnerit Duro duke qenë se Flamurtari këtë verë i është nënshtruar një revolucioni të vërtetë ku është ndryshuar rreth 80 % e skuadrës.

Flamurtari ka afruar plot 12 lojtarë këtë verë, Duro në rolin e trajnerit -menaxher është përzgjedhësi, i vlerëson të gjithë, por si ushtarë, jo si gjeneralë. Për trajnerin e sprovuar ajo që vendos është karakteri dhe forca e grupit.

Administratori Sinan Idrizi është një ndër personazhet më të spikatur të Superiores, deklarata të forta, stoik në qëndrimet e tij, ndryshime të mëdha cdo gjysmë sezoni, probleme për shkak të borxheve të së kaluarës apo mënyrës së menaxhimit që kanë sjellë dhe penalizim, dhe padyshim shumë para të hedhura, të gjitha këto e bëjnë një personazh interesant, por si është Presidenti në sytë e trajnerit Duro.

Cili është objektivi, Duro nuk ndien presion, edhe pse dëshiron Europën, nuk nxitohet, dëshiron ti bëjë gjërat me radhë, kryesorja është që të kënaqet publiku vlonjat, padyshim ndër më kërkuesit.

Në fund një vlerësim për aventurën europiane të skuadrave shqiptare, edhe këtë herë Duro nuk lë t’i shpëtojë rasti për një mesazh ndaj Starovës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency