Futboll

Shkendija kalon ne 1/8 e Kupes

Shkendija e Tetovës fiton derbin shqiptar ndaj Gostivarit dhe kualifikohet në 1/8 e Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë edhe pse zbritën në fushë pa shumë prej futbollistëve titullarë me trajnerin Qatip Osmani që u kishte dhënë mundësi për të luajtur lojtarëve të stolit dhe të rinjëve premtues, arritën të triumfonin me shifrat 2-0 në transfertën e Gostivarit duke kaluar pa probleme ruandin e parë të Kupës së Maqedonisë. Edhe pse vendasit të cilët luajnë në kategorinë e dytë e nisën mirë ndeshjen duke vënë në provë portierin e Shkëndijës Avdyli në minutat e para.

Megjithatë vetëm kaq për Gostivarin sepse më pas ndeshja u dominua e gjitha nga kuqezinjtë tetovarë të cilët ja dolën të zhbllokonin shifrat në minutën e 34-t, me sulmuesin Besart Abdurrahimi. 7 minuta më pas ish lojtari i Hapoel Tel Avivit bëri njeriun asist duke i servirur mesfushorit Arbin Zejnullai golin e 0me2. Në këtë ndeshje me Shkëndijën e Tetovës debutoi edhe blerja më e re mbrojtësi 21-vjecar Xhelil Asani. Pjesa e dytë nuk prodhoi pothuajse asgjë me Gostivarin që ishte i pafuqishëm për të bërë dicka ndërsa Shkëndija administroi shumë mirë, avantazhin duke avancuar në të 1/8-at e Kupës së Maqedonisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency