Gossip

Pamela Anderson në stadium për të ndjekur të dashurin e saj

Stadiumi ‘Velodrome’ ka pasur një mysafire të veçantë mbrëmjen e të dielës, gjatë ndeshjes Marsejë-Touluse. Bëhet fjalë për ish modelen e Playboy, Pamela Anderson, e cila kishte vendosur të ndjekë live paraqitjen në fushë të të dashurit të saj, mbrojtësit të Marsejës Adil Rami.

Pam është shfaqur shumë e tensionuar në shkallët e stadiumit, por golat e Ocampos dhe Thauvin duket se i kanë dhënë arsye çiftit, që të festojë në përfundim të ndeshjes.

Ish mbrojtësi i Milanit është prej disa muajsh në një lidhje me 50 vjeçaren. Rami 32 vjeçar, u fotografua me Anderson në plazhet e St. Tropez gjatë muajit qershor dhe më pas të dy e pranuan se mes tyre ka një lidhje më tepër se miqësore.

Para pak ditësh çifti kaloi disa probleme, pasi 50 vjeçarja akuzoi Rami se është xheloz për marrëdhënien e saj të mirë me shefin e Ëikileaks, Julian Assange. Gjithsesi, udhëtimi I Pamela Anderson në Francë, për të ndjekur Rami nga shkallët e stadiumit është një sinjal që lidhja e tyre po funksionon më së miri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency