Formula 1

Hamilton ironizon Vettel: Faleminderit për Singaporin

Lewis Hamilton ka shprehur vlerësimet më të larta për pilotin rival, gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, duke e cilësuar atë si një nga më të fortët me të cilët është përballur. “Është shumë e rëndësishme të kesh respekt për rivalin. Vettel është një pilot shumë i mirë, nga më të mirët e këtij sporti”, u shpreh britaniku për rivalin e tij.

Por, menjëherë pas komplimentave, Hamilton nuk kurseu as ironinë në lidhje me atë çfare ndodhi në garën e Singaporit, ku Vettel doli nga gara që në xhiron e parë, bashkë me pilotin tjetër të Ferrarit, Raikkonen dhe atë të Red Bull, Max Verstappen.

“Është bukur kur arrin të përfitosh nga dobësitë e kundërshtarit dhe veçanërisht kjo e fundit ishte shumë e rëndësishme, ndaj i jam mirënjohës Vettel-it për garën e Singaporit”, tha Hamilton. Piloti britanik shfrytëzoi më së miri incidentin në garën e Singaporit, për të rikuperuar diferencën nga -14 në +28 pikë, ndaj gjermanit Vettel, kur kanë mbetur edhe 6 gara për t’u zhvilluar.

Piloti i Mercedez, deklaroi se e ardhmja e tij është akoma në këtë sport dhe se dita kur do të tërhiqet është ende shumë e largët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency