Kupa e Shqipërisë

Tjetër goleadë e Skënderbeut, Mamurrasi pëson 17 gola nga korçarët

Skënderbeu është kualifikuar në ruandin e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, pasi ka triumfuar me rezultatin e thellë 9-1 edhe në ndeshjen e kthimit të raundit të parë ndaj Mamurrasit. Me rezultat të përgjithshëm 17-1, skuadra e Dajës ka avancuar më tej duke treguar supermacinë e saj ndaj ekipit që luan në Kategorinë e Dytë.

Edhe pse zbriti në fushë me rezervat Skënderbeu shënoi 9 gola në portën e Mamurrasit me çekun Nespor dhe të riun Mara që e gjetën rrugën e rrjetës nga dy herë. Në ruandin tjetër të Kupës së Shqipërisë, korcarët do të sfidojnë Besëlidhjen e Lezhës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency