Futboll

Messi mund të lërë Barçën, e kërkon me ngulm Guardiola

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën përfundon në qershorin e ardhshëm dhe argjentinasi ende nuk ka pranuar të rinovojë. Pavarësisht deklaratave të presidentit Bartomeu, Messi nuk duket aspak i bindur të rinovojë me katalanasit, që edhe këtë verë nuk arritën të kënaqin dëshirat e tij në merkato.

Nga Barça u largua Neymar, por drejtuesit dështuan të sjellin Coutinhon, duke u mjaftuar me Dembele, një 19 vjeçar që nuk i ngjall aspak besim Messit, se mund të ndihmojë për të qenë konkurues.

Mediat angleze raportojnë se Pep Guardiola po përpiqet të shfrytëzojë në maksimum situatën e Messit në Spanjë, për ta marrë atë te City. Ai ka kontaktuar personalisht argjentinasin dhe është i gatshëm të bëjë një ofertë bindëse në muajin janar ndaj Barçës, që kjo e fundit të mos e humbë me parametra zero, Messin në muajin qershor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency