Futboll

Tre skuadra angleze në ndjekje të Nagatomo-s

Yuto Nagatomo po luan sezonin e tij të tetë te skuadra e Interit, por trajneri Spalletti nuk e shikon si titular në formacionin e tij, ndaj japonezi do të kërkojë për një tjetër ekip, në merkaton e verës. Kontrata e Nagatomos skadon në qershorin e 2019-ës, por disa klube angleze duken të gatshme të paguajnë shifrën e kartonit, për ta afruar mbrojtësin zikaltër që në verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për West Ham, Burnley dhe Newcastle, të cilat kanë kërkuar informacione për mbrojtësin te klubi zikaltër. Nagatomo, tani 31 vjeçar do t’ju ofronte këtyre klubeve shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha ka një kosto mjaft të ulët transferimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency