Lajme

Di Francesco: Sfida me Napolin? Fiton mbrojtja më e mirë

Trajenri i Romës, Eusebio Di Francesco është shprehur optimist për marrjen e tri pikëve, në sfidën e nesërme ndaj Napolit, një rival direkt në luftën për titull. Treshja e Napolit Callejon-Mertens-Insigne, janë në një formë të shkëlqyer, por kjo nuk e tremb aspak trajnerin e kryeqytetasve.

“Napoli është duke kaluar një moment mjaft pozitiv. Ka futbollistë shumë të aftë në sulm, të cilët shënojnë shumë gola. Gjithsesi, jam i bindur se nesër do të fitojë ekipi që do të dijë të mbrohet më mirë. Në sfida të tilla, paraqitja e mbrojtjes është deçizive, ndaj kam besim se do t’ia dalim”, tha ai.

Sa i përket garës për titull, Di Francesco tha se është ende herët për të folur, por nënvizoi se Juventusi ka një marsh më shumë se ekipet e tjera.

“Për të folur për titullin është ende herët, por ne jemi këtu dhe do të provojmë të fitojmë, duke i marrë ndeshjet me radhë. Aktualisht mendoj se Juventus ka diçka më tepër se skuadrat e tjera, ndërsa sfida e nesërme do të ketë një farë impakti, sepse është një takim direkt”, mbylli trajneri i Romës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency