Të ardhurat nga derbi, rekord absolut fitimesh
Derbi i Madonninës foli tërësisht për zikaltrit dhe jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik. Klubi i Interit arkëtoi një shifër rekord prej 4.864.749 eurosh nga shitja e biletave, shifra më e lartë e arkëtuar ndonjëherë nga ndeshjet e luajtura në ‘San Siro’.
Deri para derbit, rekordi mbahej nga ndeshja çerekfinale e Champions, në vitet 2010-2011, mes Milanit dhe Barcelonës, me 4.68 milionë euro të ardhura nga shitja e biletave.
Kështu zikaltrit, krahas 3 pikëve dhe kënaqësisë së fitores në derbi, fusin në arkat e tyre edhe një shumë të majme parash, të vlefshme për të përmirësuar buxhetin e klubit. Më mirë se kaq, nuk mund të shkonte…



