Futboll

Italia “fërkon” duart, Belotti në fushë ndaj Interit

Përmirësohet ndjeshëm gjëndja e Andrea Belottit. Sulmuesi i Torinos i cili për momentin është i dëmtuar po rikuperohet shumë shpejt dhe me shumë gjasa do të jetë në fushë për përballjen e dyfishtë të Italisë me Suedinë në Play-off, duel në të cilin është në lojë bileta e Botërorit Rusi 2018. Sipas parashikimeve të mjekëve Belotti i cili mungoi në dy sfidat e fundit të përfaqësues së kaltër, do të jetë në fushë në datën 5 nëntor në ndeshjen që Torino do të zhvillojë ndaj Interit në San Siro dhe në këtë mënyrë do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e parë Play-off ndaj Suedisë që do të luhet në 10 nëntor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency