Moto GP, Marquez: Në Phillip Island kërkohet impenjim fizik
Moto GP zbarkon në “Phillip Island”, me fokusin te dueli Dovizioso – Marquez. Distanca mes pilotit spanjoll dhe atij italian është vetëm 11 pikë, ndërsa garat deri në përfundim të botërorit janë vetëm tri. Në Cmimin e Madh të Australisë, Marquez synon të krijojë shkëputjen vendimtare ndaj rivalit të tij për titullin botëror.
“Po e pres me padurim fundjavën, sepse Phillip Island është një pistë e pabesueshme. Një ndër më të preferuarat e mia. Shkojnë në Australi të motivuar, edhe pse është një pistë me kushtë të vështira. Është shumë fizike dhe me ndryshime të shpeshta të drejtimit, gjithsesi, për ne mbetet më e mirë sesa e Motegit,” – deklaroi Marquez.
Dovizioso e ka të qartë se nuk shihet si favorit në Australi, por premtoi se do të luftojë deri në fund për titullin. Ndërsa Valentino Rossi është i bindur se nuk mund të pretendojë më për vendin e parë.
Mbërrita në Australi pas një gare të vështirë në Motegi. Po mendoj pozitivisht për të zgjidhur problemet që kemi hasur. Shpresoj që edhe kushtet klimatierike të jenë të përshtatshme. Dëshiroj shumë që koha të jetë e mirë në Weekend.”



